Aktori Brad Pitt ka thënë se ai është “shumë i trishtuar” pas kërkimit të divorcit nga gruaja e tij, Angelina Jolie, por që e rëndësishme për të është mirëqenia e fëmijëve.
“Unë jam shumë i pikëlluar me këtë, por ajo që ka më shumë rëndësi tani, është mirëqenia e fëmijëve tanë”, ka thënë Pitt për revistën People.
Jolie, 41 vjeçare ka paraqitur kërkesën për divorc, të hënë, duke theksuar se ky vendim i saj është në të mirë për “shëndetin e familjes”.
Ajo ka kërkuar kujdestarin e gjashtë fëmijëve të saj, duke mos përjashtuar të drejtën për të vizituar fëmijët edhe Brad Pitt.
Jolie dhe Pitt filluan marrëdhënien më 2004 dhe u martuan në gusht të vitit 2014. /Insajderi.com