Kandidati për deputet të Kuvendit nga AAK, Lahi Brahimaj, ditën sot e nisi me takime të shumta me banorët e nëndegëve në Devë, Guskë, Pika e Zezë, Bec, Zhdrellë, Sapot, Lugbunar dhe Qerim.
Brahimaj tha se mori mbështetjen e pakufizuar për kandidatin e AAK-së për President të vendit, Ramush Haradinajn.
Postimi i tij i plotë:
Në bisedë me ta u pajtuam që vendi ka nevojë për një burrështetas si Ramush Haradinaj dhe se ne duhet ta përkrahim fuqishëm të gjithë këtë burrë shteti. Kosova është në një situatë të vështirë politike dhe ne duhet ta ndihmojmë duke votuar Aleancën dhe liderin e saj për president.