Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka takuar bashkëluftëtarë në fshatin Bec të Gjakovës.
Në një postim në Facebook, Brahimaj ka thënë se ata nuk iu ndanë për asnjë moment atij dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Mbrëmë në Bec takova aktivist të Aleancës, bashkëluftëtarë që në asnjë moment nuk iu ndanë Ramush Haradinajt e as mua. Bashkëbisedimi me ta ishte produktiv dhe forcë që të vazhdojmë në rrugën që kemi filluar të gjithë, me Ramushin president”, ka shkruar ai.