Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka vazhduar takimet elektorale në Baicë të Drenasit.
Brahimaj ka thënë se në Drenicë ndihet sikur në Jabllanicë. Ai ka theksuar se të bashkuar si dikur Dukagjin e Drenicë fitorja do të jetë po aq e sigurt.
Postimi i tij:
Sot i nderuar që isha në Baicën e heroit tonë Rasim Kiqina, gjatë vizites time në këtë vend mu kujtua buka që kemi ngrënë bashkë me heroin Rasim Kiqina në shtepinë e Rrahman Kiqinës.
Unë ndihem si në Shqiponjën (Jabllanicën) time në këto anë të Drenicës sepse nuk po vimë për vota vetëm por kemi ardhur ndër vite, kemi ardhur të ofrojmë e kerkojmë ndihmë në ditë të vështira për ne dhe Kosovën.
Të bashkuar si dikur Dukagjin e Drenicë fitorja do të jetë po aq e sigurt.
#AAK135
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj22