Një 20 vjeçare nga Indonezia është arrestuar nga Policia e Tiranës, e akuzuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Vajza indoneziane lindi fëmijën e saj 2 muaj më parë dhe e braktisi, duke e lënë në ballkon.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ajo kishte shkuar në Shqipëri disa muaj më parë, bashkë me shoqet e tjera, me të cilat jetonin në një ambient të marrë me qira. Ato punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet.
“Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5 muajshe shtatzënë, dhe në muajin tetor e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes, e ka braktisur fëmijën në banesë. Vajzat e tjera kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Pasi është marrë foshnja, është dërguar në spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë më pas”, ka raportuar ky medium.