Një tragjedi e madhe goditi sportin brazilian pasi një rrufe vrau futbollistin e ri, Caio Henrique.
Kamerat kapën momentin e frikshëm kur rrufeja goditi një fushë futbolli gjatë një ndeshje kupe në Brazil. Një futbollist ka mbetur i vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.
Mediat lokale braziliane raportuan se lojtari, emri i plotë i të cilit është Caio Henrique de Lima Goncalves, u dërgua me urgjencë në spitalin në Santo Antonio da Platina, por nuk mundi të shpëtohej.
Pamjet dhe fotot e marra nga tribunat tregojnë skena të tmerrshme në të cilat dhjetëra futbollistë shtrihen pa lëvizur në fushë, ndërsa gjyqtarët nxitojnë të dëshpëruar për t’i çuar në zonë të sigurt.
Sipas mediave në brazil, lojtari që u vra nga vetëtima ishte 21-vjeçar.
🚨⚠️ GRAVE
Jogador de 21 anos morre durante uma partida de futebol, após ser atingido por um raio.
Caio Henrique (como foi identificado) estava disputando a Copa Regional de Futebol Amador em Santo Antônio-PR.
🗞️ Globo Esporte
🎥 Reprodução
pic.twitter.com/ApyboUyRFi— Goleada Base (@goleada_base) December 11, 2023