×
  • Sport
  • Sport

    Brazilianët e parashikojnë Shqipërinë në grupet e Botërorit 2026, madje do ta mbështetësin përpara… Brazilit

    Insajderi
    16 October 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëria është duke marrë rezultate fantastike nën drejtimin e Sylvinhos.

    Kuqezinjtë janë thuajse të siguruar në grupet e Europianit, ndërsa objektivi i radhës do të jetë edhe kalimi në Botëror, për herë të parë në historinë tonë.

    Një prej faqeve më të njohura në rrjetet sociale, nga Brazili, ka bërë një postim që ka tërhequr shumë audiencë, shkruan Sport Ekspres.

    Një sarkazëm e përdorur për shkakun e Sylvinhos.

    “Është e turpshme që brazilianët e përkrahin një Kombëtare tjetër. Ndërkohë unë në Botërorin e 2026”, thuhet në postim, ndërsa në fotografi ndodhet fytyrëshqiponja.

    https://x.com/snaihtniroccccc/status/1712993058013188230?s=46&t=39PK_dZItoBg6tDMXHq3NQ

    Pra në Brazil do ta kenë Shqipërinë jo vetëm si Kombëtare të dytë të preferuar nëse kuqezinjtë arrijnë në Botëror, por për disa, duket se do të jetë edhe Kombëtarja e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark