Insajderi
Lajme

Brenda 24 orëve në Kosovë ndodhën 44 aksidente, dy prej tyre me fatalitet

Insajderi
29 June 2026 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brenda 24 orëve në Kosovë ndodhën 44 aksidente, dy prej tyre me fatalitet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 44 aksidente trafiku, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, 21 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 21 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në të njëjtën periudhë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 502 gjoba trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona. Prej tyre, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark