×
  • Showbiz
  • Show

    Brenda avionit privat të Kylie Jenner me vlerë 72 milionë dollarë (Foto)

    Insajderi
    21 October 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2020, miliarderja Kylie Jenner bleu një avion privat me vlerë 72 milionë dollarë.

    Por përveçse është metodë komode transporti, ajo kujdeset që brenda avionit të ketë të gjitha lehtësitë e mundshme duke përfshirë pijet më të mira dhe menunë më të mirë ushqimore, sipas mediave të huaja.

    Çfarë ofron Kylie Air?

    Avioni është përshtatur me sedilje bezhë, në të cilat janë shkruar inicialet “KJ”. Gjithashtu ka dhe drita shumëngjyrëshe në tavan që mund t’i japin kabinës një atmosferë feste. Sipas Sun, Kylie Air ka gjithashtu dhoma të shumta, duke përfshirë një suitë argëtimi, një suitë master, dy banjo.

    Kylie Jenner është siguruar që menutë e ushqimit dhe pijeve në avionin e saj, Kylie Air, të zbulohen në episodin e fundit të serialit të familjes së saj të enjten. Motra e saj Kendall Jenner e huazoi avionin për një udhëtim me shoqen Hailey Bieber, të cilat ofruan një pamje në rrjete sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark