×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Brenda dy javësh kopshti i fëmijëve “Xixëllonjat” në lagjen Pejton, me sistem të ri të ngrohjes

    Insajderi
    18 March 2024 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Brenda dy javësh, kopshti “Xixëllonjat”, në lagjen Pejton të Prishtinës do të jetë me sistem të ri të ngrohjes, kjo falë Termokosit.

    Këtë lajm e bëri të ditur në një postim në Facebook, Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani.

    Osmani së bashku me përfaqësuesit komunal të Komunës së Prishtinës vizituan punimet që janë në fazën finale për kyçjen e kopshtin të fëmijëve “Xixëllonjat” në sistemin e ngrohjes.

    Kopshti është një vend ku krijohen miqësi, krijohen kujtime dhe gëzimi i të mësuarit festohet çdo ditë dhe prandaj përkujdesja për shëndetin e arsimin cilësor të fëmijëve është prioritet.

    Termokos po bën një ndikim pozitiv në kryeqytet, duke sjellë ngrohtësi dhe qëndrueshmëri në komunitet ndërsa vazhdojnë të sjellin inovacion dhe të krijojnë një Prishtinë të gjelbër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark