×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda “Shotës”, si duket makina e parë shqiptare e luftës

    Insajderi
    18 June 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shota”, makina e parë e luftës që është prodhuar në Shqipëri, po ekspozohet në panairin ndërkombëtar të armëve “EUROSATORY 2024” në Paris.

    A2 CNN e ka ndjekur nga afër panairin ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani që operojnë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së armëve nga e gjithë bota dhe për herë të parë ka arritur të filmojë brenda automjetit luftarak të blinduar.

    “Shota” është një prototip që thuajse nuk dallon fare nga simotrat e prodhuara në Europë, Turqi apo SHBA ndaj në panair ajo ka ngjallur interes të lartë te kompani të huaja dhe shtete aleate të Shqipërisë.

    “Shumë kompani të huaja gjithashtu dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës kanë shkuar në stendën e ‘Shotës’. Është interesante pasi ‘Shota’ ka formë pak më ndryshe se autoblindat klasike. Ajo është e specializuar veçanërisht për transportimin e trupave gjithashtu edhe mbrojtjen e tyre nga minat që mund të vendosen gjatë misioneve të patrullimit. Mjeti në fjalë ka sjellë formë të re përsa i përket kategorisë së këtyre automjeteve. Shumë kompani të huaja kanë shfaqur interes për këtë produkt ‘Made in Albania’”, raportoi A2 nga Parisi.

    Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Bisha e luftës është e gjitha e blinduar dhe vjen si një krijim i një ekipi vajzash të udhëhequr nga Arjeta Puca.

    “Nga testet që i janë bërë xhami i ‘Shotës’ rezulton se arrin të përballojë kalibra të armëve automatike siç është kalibri i kallashnikovit 7.62 milimetra. Nuk ka pasur asnjë problem si për pjesën e xhamit dhe blindin, ndaj ekuipazhi do të ishte shumë i sigurt. ‘Shota’ mund të armatoset me një mitraloz 12.7 milimetër, por dhe me një më të lehtë siç është ai 7.62 milimetër, i cili përdoret kryesisht nga ushtritë e NATO-s”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark