Insajderi
Biznes

“Brendi i të moshuarve” dështon të tërheqë të rinjtë me elektricitet

Insajderi
13 October 2019 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Harley-Davidson” është duke u bazuar në motoçikletat elektrike për të marrë vëmendjen e gjeneratës së të rinjve dhe vozitësve që janë të vetëdijshëm për ndotjen e ambientit, për të kthyer kah e mbara shitjet në SHBA.

Por me shitjet e para të motoçikletave “LiveWire” të “Harleyt” – me çmim rreth 30 mijë dollarë – te tregtarët ka pak dëshmi që brendi 116-vjeçar po arrin te klientët e rinj.

Problemi bazohet më së shumti me çmimin e produktit. Motoçikleta kushton gati sa një “Tesla Model 3”, dhe synon një treg që në të vërtetë nuk ekziston: motoçiklistë të rinj, “të gjelbër” e të pasur, shkruan Koha Ditore.

Motoçikleta sportive ka qenë në dispozicion për paraporositje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga janari. Gjithsesi, shumica e porosive po vijnë nga shoferët e moshuar, bazuar në intervistimin me 40 nga 150 agjentë shitjeje, që po kujdesen për shitjen e motoçikletës.

“Harley” ka katër vjet që po dështon të rrisë shitjet në SHBA, në tregun më të madh të vetin i cili ka më shumë se gjysmën e shitjeve të motoçikletave të brendit. Teksa gjenerata me tatuazhe po plaket, brendi me seli në Milwaukee po e ka të vështirë të gjejë klientë të rinj.

Më 2018, “Harley” njoftoi për rënien më të madhe të shitjeve në katër vjet në SHBA. Shitjet në SHBA pritet të kenë rënie edhe këtë vit.

Çmimi i aksioneve të prodhuesit të madh të motoçikletave ka rënë për 42 për qind në pesë vjetët e fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark