Brendi i njohur japonez për prodhimin e produkteve të ndryshme, që si filozofi të vetën e ka kualitetin dhe koston e ulët, pas suksesit të hapjes në Prishtinë në Albi Mall do të zgjerohet edhe me dy pika të reja të shitjes në Kosovë. Poashtu për hir të festave të fundvitit do të ofrohen ZBRITJE të shumta në tërë gamën e produkteve të MINISO.
Bëhet fjalë për hapjen e MINISO në Prizren – Abi Çarshia dhe në Mitrovicë në LUX Mall.
Ky vendim i zgjerimit rezulton pas interesimit të lartë për produktet e MINISO në vendin tonë.
Synim kryesor i këtij brendi është ofrimi i produkteve të kualitetit premium duke u mbështetur gjithmonë në filozofinë e çmimeve të lira.
MINISO është brend japonez i themeluar në vitin 2013, njëkohësisht është prodhuesi i vetëm me shtrirjen më të gjerë në botë që operon në mbi 70 shtete të botës, me më shumë se 2600 pika të shitjes.
MINISO ka si koncept ofrimin e produkteve të prodhuara në mënyrë intelegjente duke respektuar thjeështësinë, natyrën dhe kualitetin e lartë.