×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Brendi LS Traktor krijuar nga LG, synon të bëhet lider botëror i traktorëve

    Insajderi
    09 March 2019 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndoshta mund të ju duket emër i ri për ju, por fabrika për prodhimin e traktorëve

    “LS Tractor” është kompani që prodhon lloje të ndryshme te traktorëve per 35 vite. Kompania LS Tractor ka filluar si pjesë e “LG Group”, ky brend i njohur botërisht si inovacion i teknologjisë.

    Historia e LS Tractors niset në vitin 1975 si një ndarje e Hyundai, dhe filloi me bashkëpunimin me Yanmar. Emrat e kompanive u ndryshuan në LG në 1995.

    LS tani është në bashkëpunim me traktorët Mitsubishi dhe për traktorët e tyre përdor motorët Mitsubishi.

    Traktorët LS janë shitur nën emrat e GoldStar, Fiat-GoldStar, LG, LG-Fiat, LG-New Holland, LS dhe LS-New Holland në Korenë e Jugut. Në Amerikën e Veriut, ato janë shitur si LG Montana, Montana, Farmtrac LandTrac, LongAgri LandTrac, McCormick Tractors dhe Landini.

    LS Tractor USA, dhe fabrika e tij amë “LS Mtron” janë anëtare të kompanisë “LS Group” nje ndër kompanitë më të mëdha në Korenë e Jugut me shitje vjetore mbi 30 miliardë dollarësh. LS Group ka më shumë se 100 filiale dhe zyra që veprojnë në mbi 25 vende anembanë botës.

    LS Mtron ka fituar çmime të shumta të dizajnit dhe ka fituar reputacion për ndërtimin e traktorëve me cilësi dhe vlerë të lartë. Si rezultat, eksportet kanë qenë në rritje mbi 30% në vit, duke e bërë atë një nga kompanitë e traktorë në rritje më të shpejtë në botë. Ku këtë më së miri e dëshmon shitja e mbi 50,000 traktorëve në Amerikën e veriut, dhe vazhdon të ndërton biznesin në nje bazë te fortë të cilësisë dhe shërbimit të lartë te klientët.

    Për të plotësuar kërkesën në rritje për traktorët LS, LS Tractor ka ndërtuar fabrikën me teknologjin e fjalës së fundit si pjesë e planeve për të rritur kapacitetin prodhues vjetor të traktorëve në 200,000 njësi deri ne vitin 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark