×
Zgjedhjet 2021

Brestovci: Do ta rikthejë Ministrinë e Diasporës

Insajderi
05 February 2021 - 18:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bekim Brestovci, kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se do të inicojë rikthimin e Ministrisë së Diasporës.

Brestovci ka thënë se ka qenë gabim shuarja e këtij dikasteri qeveritar nga ana e qeverisë Kurti.

Postimi i plotë i Bekim Brestovcit:

Dikasteri i dedikuar për mërgatën, me gjithë të metat e saj, ishte edhe një adresë për ruajten e kulturës shqiptare jashtë kufijvë shqiptarë.

Shuarja e kësaj ministrie, ishte gabim. Në vend se të mendohej bashkëdyzimi i veprimeve me qeverinë e Shqipërisë, Vetëvendosje mori vendim për heqjen e kësaj ministrie.

Në qoftë se unë do të zgjedhem deputet, do të inicoj rikthimin e këtij dikasteri.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark