Kandidati për deputet nga NISMA, Bekim Brestovci, pas hapjes së fushatës nga partia e tij ka thënë se Nisma do të jetë zëri i qytetarëve në legjislaturën e tetë të Kuvendit.
Tutje ai ka shtuar se plani i Nisma-s duke filluar nga përfaqësimi i kategorive të dala nga lufta, pa harruar kontributin e diasporës gjatë luftës dhe pas saj, do të shikojmë nga e ardhmja.
“E nisëm mbarë, me një tubim madhështor! Sot me bashkëpartiakët e Nisma Socialdemokrate hapëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Shkurtit. Përmes planit tonë, duke filluar nga përfaqësimi i kategorive të dala nga lufta, pa harruar kontributin e diasporës gjatë luftës dhe pas saj, por duke shikuar nga e ardhmja, Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri juaj në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.Andaj, votoni Çlirimtarët që rreshtohen pas numrit 121, dhe më votoni mua me numër 11, brenda kësaj liste”, ka shkruar Brestovci. /Insajderi.org