Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh kandidat për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka numëruar 11 arsye pse kërkon besimin e mërgatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Brestovci ka treguar se cilat veprime do t’i ndermarr nëse merr besimin e mërgatës me votë.
Postimi i plotë i Bekim Brestovcit:
Krijimin e këshillit kombëtar të Diasporës.
Krijimin e odës ekonomike të bizneseve të Diasporës.
Njohjen e statusit të pjesëtarit të Diasporës dhe kartelën e pjesëtarit të Diasporës për të gjithë ata të cilët e kanë humbë shtetësinë e RKS.
Rikthimin e Ministrisë së Diasporës.
Rritjen e buxhetit për Ministrinë e Diasporës, në 7 Milion (1% e Rezistencave).
Themelimin e më shumë qendrave kulturore në Diasporë.
Mbështetjen financiare për mësimdhënësit në Diasporë.
Krijimin e lehtësirave investuese përmes ndryshimeve në ligjin për investimet strategjike.
Negocimi me kompanitë fluturuese për uljen e çmimeve të fluturimit drejt Kosovës.
Ngritjen e kapaciteteve të policisë kufitare gjatë sezonit të pushimeve për ti zvogëluar pritjet.
Mbulimin e shpenzimeve nga shteti për polisen e sigurisë së automjeteve.