×
  • Sport
  • Sport

    Brighton “mollë e sherrit” për Liverpoolin – pas fitores së thellë në Premier Ligë, e eleminojnë edhe nga FA Cup

    Insajderi
    29 January 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli është eliminuar nga Kupa FA, pasi sot pësoi humbje në fazën 1/16 e finales së kësaj gare.

    Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mposht në udhëtim nga Brighton Hove & Albion

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Amex” përfundoi me rezultatin 2:1.

    “Të Kuqtë” kaluan të parët në epërsi përmes Harvey Elliott, i cili shënoi në minutën e 30-të.

    Megjithatë, vendasit përmbysen gjithçka në vazhdim. Lewis Dunk barazoi fillimisht shifrat në minutën e 39-të, me skuadrat që shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultatin e barabartë.

    Derisa ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte japonezi që po shkëlqen këtë sezon, Kaoru Mitoma, që shënoi në kohën shtesë 90+2’ për t’ia siguruar skuadrës së tij kalimin për në 1/8 e finales në Kupën FA.

    Brightoni do ta mësojë kundërshtarin e radhës pas tërheqjes së shortit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark