Insajderi
Show

Brikena ndërron profesion, ja çfarë befasie është duke përgatitur

Insajderi
13 June 2026 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brikena ndërron profesion, ja çfarë befasie është duke përgatitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania po e provon veten në tregun muzikor.

Bëhet fjalë për Brikenën, e cila krahas angazhimit të saj të rregullt në panelin e Top Arena, ka kaluar kohë edhe në studiot e regjistrimit.

Ajo tashmë ka përfunduar këngën e saj të parë, e cila është realizuar nga Adioni, ish-konkurrenti i Ferma VIP.

Sipas raportimeve, Brikena po e merr mjaft seriozisht këtë projekt dhe ka planifikuar ta sjellë atë të vizualizuar edhe me një videoklip.

Gjatë programit “Të guximshmit”, ajo zbuloi se premierën e këngës do ta bëjë pikërisht në Top Arena, një detaj interesant ky, duke qenë se aty gjendet çdo natë edhe ish-partneri i saj, Mateo.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet debutimi i saj i parë në muzikë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark