×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Britani e Madhe: 5 qind azilkërkues do të vendosen në një kontenjer të vetëm

    Insajderi
    06 April 2023 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me qëllim që të ulen shpenzimet e strehimit të refugjatëve, qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur që 500 qind prej tyre të vendosen në një kontenjer.

    I ankoruar në Portland Port, kontenjeri do të strehojë 500 burra ndërkohë që kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar.

     Emigrantët do të zhvendosen në bord në muajt e ardhshëm dhe do të jetë operacion që do të zgjasë  për të paktën 18 muaj. 

    “Përdorimi i hoteleve të shtrenjta për të strehuar ata që bëjnë udhëtime të panevojshme dhe të rrezikshme duhet të ndalet. Ne po shpenzojmë 6 milionë paund për hotelet për azilkërkuesit e paligjshëm. Ne nuk do t’i lartësojmë interesat e emigrantëve të paligjshëm mbi popullin britanik, të cilit jemi zgjedhur t’i shërbejmë.”

    Kryeministri Rishi Sunak është zotuar të ndalojë flukset migratore në Kanalin e La Manshit, vetëm vitin e kaluar kanë kaluar më shumë se 45,000 persona. 

    Pothuajse 88,000 njerëz kanë kaluar në një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë që nga viti 2018.

    Më shumë se 160,000 njerëz ishin në pritje të një vendimi që nga fundi i dhjetorit 2022, sipas shifrave zyrtare, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    Ligji i ri i diskutueshëm i Mbretërisë së Bashkuar, i cili do t’i lejonte autoritetet të dëbonin njerëzit që mbërrinin në brigjet e saj nëpërmjet varkave të vogla përgjatë Kanalit, u kritikua ashpër nga disa organizata bamirëse dhe grupe të të drejtave të njeriut. 

    Ata thanë se plani  kriminalizon përpjekjet e mijëra refugjatëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark