×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Britania e Madhe del me komunikatë: Po punojmë me aleatët të nxisim Kosovën dhe Serbinë për de-eskalim

    Insajderi
    06 October 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka lëshuar një komunikatë se Londra zyrtare është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për të nxitur Kosovën dhe Serbinë për një de-eskalim të situatës dhe kthim në dialog.

    Për një gjë të tillë potencojnë se kryeministri Rishi Sunak është takuar të enjten në Granada të Spanjës me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksander Vucic, dhe gjithashtu edhe ministri për Evropë, Leo Docherty ka qëndruar në Tiranë, aty ku kanë qenë edhe kryediplomatja Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq, e ku është diskutuar për forcimin e lidhjeve rajonale.

    “Kjo bazohet në punën e të dërguarit të posaçëm të Kryeministrit për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach, i cili angazhohet rregullisht me palët e interesuara serbe dhe kosovare për të promovuar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark