Britania në Këshillin e Sigurimit të OKB'së: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Britania në Këshillin e Sigurimit të OKB’së: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt

    Insajderi
    08 April 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Bashkuar në seancën e së martës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se si njohëse e shtetësisë së Kosovës, mirëpresin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

    Përfaqësuesi i Britanisë në OKB i inkurajoi të gjitha shtetet që s’e kanë bërë një gjë të tillë dhe sa më parë.

    “Si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresim njohjen së voni të Kenias. Inkurajojmë të gjithë ata që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejt”.

    LEXO EDHE:

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po diskutohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

    Derisa raporti i Sekretarit të Përgjithshëm thekson shumë faktin që ka presion tek serbët në Kosovë, janë përpjekjet e suksesshme të Kosovës për të rekrutuar policë nga komuniteti serb. Shprehim keqardhje që gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet joshumicë nuk kanë kërkuar që të rikthehen në institucionet e Kosovës”, deklaroi përfaqësuesi britanik në OKB.

    Ai ka përsëritur qëndrimin e Britanisë, duke kërkuar rishikimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark