Insajderi
Biznes

British Airways pritet të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë për shkak të koronavirusit

Insajderi
02 April 2020 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës.

Sipas kompanisë, kjo po bëhet për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Transportuesi ajror britanik ka ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe paralajmëroi se do të duhet të ndaloj përkohësisht punën në mënyrë që të mbijetojë në këtë periudhë të pandemisë, e cila ka goditur rëndë industrinë e aviacionit, duke e bërë të pashmangshme shkurtimin e kostove, përcjell Telegrafi.

Personeli që do të angazhohet në punë pritet të marrë disa nga pagat e tyre përmes skemës së qeverisë britanike e cila mbulon 80 për qind të pagës.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), me anulimin e rezervimeve, kompanitë ajrore evropiane pritet të humbin 63 miliardë dollarë.

Në nivel botëror, kjo industri do të humb 252 miliardë dollarë.

Kurse, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) deklaron se është bërë një listë e aeroporteve që janë në zonat më të rrezikshme, ku mundësia e transmetimit të COVID19 është shumë i lartë.

British Airways aktualisht ka mbi 40 mijë punëtorë dhe në deklarimet e fundit ka realizuar mbi 15 miliardë dollarë të hyra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark