Disa minuta pasi u inkuadrua në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar Armando Broja dhuroi ‘show’ në fushë në takimin Chelsea – Newcastle United, e vlefshme për çerekfinalen e Carabao Cup.
Broja u inkuadrua në minutën e 32-të në vend të Fernandez, ndërsa pesë minuta më vonë doli i vetëm me portierin të cilin e paraboloi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Disa çaste më pas, Broja e dribloi futbollistin e Newcastle United me një lëvizje në krahun e majtë të fushës.
Chelsea aktualisht është duke humbur me rezultat 0-1 nga Newcastle.
Broja sent him to the favelas 🤣🤣 pic.twitter.com/XObGGg03ey
— 🌪️ (@Acidicto) December 19, 2023