×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Broja është kërcënim për kundërshtarët”

    Insajderi
    03 March 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja mbrëmë kompletoi një tjetër ndeshje fantastike me fanellën e Southamptonit kundër Ëest Ham Unitedit në FA Cup.

    Ndonëse u aktivizua në pjesë lojën e dytë, Broja arriti të realizonte në minutën e pestë shtesë për rezultatin 3:1, duke dribluar tre kundërshtarët dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

    Fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar pati trajneri i tij, Hasenhuttl i cili tha se Broja është kërcënim për kundërshtarët me shpejtësinë që posedon.

    “Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë. Nuk mund të flasim për besim në këtë skuadër nëse nuk tregojmë besim”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl.

    “Broja pati një ndikim pozitiv në lojë. Ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij”, tha tekniku austriak

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark