Armando Broja ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje vere, falë një sezoni fantastik që mbylli me Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea.
Broja është në radarin e shumë klubeve europiane nga Italia dhe Premier League, por së fundmi zëra vijnë edhe nga Spanja.
Prestigjozja “AS” ditën e sotme e ka hapur faqen e parë me objektivat e Real Madridit për majën e sulmit që do të zëvendësojnë Benzema, e mes tyre është edhe sulmuesi kombëtares së Shqipërisë.
Kujtojmë që 20-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te West Ham, i cili ende e ka në listën e dëshirave, por Tuchel më shumë gjasa do ta mbajë në skuadër, pasi nga “blutë” është larguar Lukaku dhe së fundmi me valixhe në duar është edhe Werner.