×
  • Sport
  • Sport

    Broja te Interi? Flet drejtori sportiv i “Nerazzurëve”

    Insajderi
    10 October 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio i ka mohuar të gjitha spekulimet që po lidhin “Nerazzurët” me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

    Duke folur për gazetarët shqiptarë gjatë kohës sa ishte në një ceremoni të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ausilio gjithashtu tregoi qartazi përkrahjen e tij për mesfushorin e ri, Kristjan Asllani.

    I pyetur nëse spekulimet për Brojën janë të vërteta, Ausilio ishte tejet i drejtpërdrejt me përgjigjen e tij.

    “Jo, më vjen keq, por kjo nuk është e vërtetë, sepse ne jemi të kënaqur me sulmuesit që i kemi. E njoh Brojën, dhe e di se ai po rikuperohet nga lëndimi serioz që e kishte. Dhe se ai shënoi një gol së fundmi. Unë shpresoj që ai mund të luajë një lojë të madhe duke filluar të enjten. Por sa i përket t’i bashkohet Interit, nuk ka asnjë shans”, tha Ausilio.

    Thuhet se Interi do t’i futet punës në merkaton e janarit, pasi që po kërkon për një sulmues rezervë, ndërsa spekulohet se një transferim i Brojës në formë huazimi po shihet si opsion nga gjiganti italian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark