Bomba e tretë e gjetur në aeroport është shkatërruar nga forcat e specializuara të policisë belge. Sipas Reuters, bomba ishte vendosur brenda hapësirave të aeroportit, tek pjesa e daljes.
Në ndërkohë, Aeroporti në Bruksel është mbyllur komplet për ditën e sotme.
Shefi i aeroportit të Brukselit, Arnaud Feist ka konfirmuar për mediat belge se për sot më nuk do të ndodhë asnjë fluturim, duke e shpjeguar ditën e sotme si të zezë për të gjithë Evropën.
“Në emër të të gjithë përfaqësuesve të Aeroportit, do të doja që të shpreh ngushëllimet për të gjithë familjarët dhe shoqërinë e vikamave të këtij akti të pështirë”, ka thënë Feist.