×
  • Showbiz
  • Show

    Bruno në BBVK nuk i di të gjitha shtetet me të cilat kufizohet Kosova

    Insajderi
    19 February 2023 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është ndër të paktët konkurrentë nga Shqipëria që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Bruno duket se ka ngecje edhe në gjërat bazike të njohurisë për Kosovën, si përshembull shtetet me të cilat kufizohet.

    I gjendur para pyetjes së vëllait të madh se me “cilat shtete kufizohet Kosova”, Bruno mezi i ka numërur shtetet që rrethojnë Kosovën.

    Këngëtari nga Shqipëria madje arriti të thotë vetëm tre prej tyre: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke harruar fare Serbinë.

    Kujtojmë që njohuritë e cekëta mbi historinë dhe shtetësinë e Kosovës kanë treguar edhe banorët e Big Brother VIP Albania, si Deamishel e cila ka thënë se “Kosova kufizohet me Greqinë”, maestron Armaldo Kollgjeri i cili ka thënë se “kufizohet me Jugosllavinë” apo Kristin, i cili nuk e ka ditur as Pavarësinë e Kosovës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark