×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bujar Osmani u takua me sekretarin që Kurti nuk mundi

    Insajderi
    02 June 2022 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot është takuar me sekretarin amerikan Anthony Blinken, për dallim nga kryeministri kosovar Albin Kurti, i cili nuk arriti që për gati tri javë të sigurojë një takim të kësaj rëndësie. 

    Osmani pas takimit me Blinken ka thënë se ka qenë nder i veçantë të takohet me sekretarin Blinken.

    “Falënderim i veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit. Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë”, ka shkruar ai.

    Osmani ka theksuar se SHBA-ja mbështet pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.

    “Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark