×
  • Biznes
  • Biznes

    BUKUR tashmë një brend botëror që po nderon shqiptarët

    Insajderi
    14 August 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    BUKUR ka filluar të shkëlqejë edhe në tregun global, duke thyer shumë shpejt paragjykimet e inferioritetit të një vendi të vogël kundrejt normave dhe standardeve të modës në një treg shumë dinamik, të ashpër dhe të pakompromis.

    Cilësia dhe dizajnet unike që karakterizojnë BUKUR kanë bërë që këto veshje të kenë një avantazh ndaj shumë brendeve botërore në përzgjedhjen e shumë personave me ndikim.

    Duke promovuar Kosovën – si një ambasadore të denjë në konkurrencën globale – BUKUR ka bërë që artistë dhe influencerë si Taika Waititi, Black Coffee, Bebe Rexha, e shumë VIP nga vende të ndryshme të botës të përzgjedhin këto veshje dhe të flasin për ne.

    Kjo arritje shënon një moment historik për industrinë shqiptare të modës, duke promovuar jo vetëm stilin dhe modën, por edhe vlerat dhe trashëgiminë historike dhe kulturore të Kosovës, të cilat janë të ngërthyera në çdo dizajn.

    Tashmë, të vishesh BUKUR është një avantazh!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark