Arijanet Muriç e zhvilloi në fundjavë ndeshjen e radhës me ekipin e tij Adana Demirspor në Superligën turke.
Edhe pse e priti penalltinë e shokut të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, përfaqësuesi kosovar u desh ta nxirrte katër herë topin nga rrjeta pas humbjes nga Kasimpasa, 0:4.
E në tribuna, portieri shqiptar nga Mali i Zi e kishte një mysafire speciale.
Një bukuroshe turke e ka postuar një video në rrjetet sociale, më saktësisht në “Instastory”, ku shihet duke e xhiruar portierin gjigant, e më pas shihet edhe tifozja në fjalë.
Tifozja në fjalë e ka vendosur edhe një zemër në postimin e saj tek emri e mbiemri i portierit të Kosovës.
Këtë story e ka shpërndarë edhe vetë portieri i Kosovës, që nënkupton se të dy njihen në mes vete.
Në të ardhmen mund të dalin më shumë detaje rreth raportit të tyre.