×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë më të prekurit nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

    Insajderi
    09 December 2022 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportimet për diskriminim në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë trefishuar këtë vit, dhe më të prekurit nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale janë qytetarët me identitet bullgar dhe përfaqësues të komunitetit LGBTI, tha në një intervistë për TV 24, kryetari i komisionit kundër diskriminimit, Ismail Kamberi.

    Sipas tij, gjuha e urrejtjes nuk përkufizohet në legjislacion si formë e pavarur e diskriminimit, dhe sipas ligjit sipas të cilit funksionon Komisioni, ankuesi duhet të specifikojë personin kundër të cilit ai ose ajo paraqet ankesën, dhe adresën e tij/saj, që shpeshherë është e pamundur kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, ku ka shumë profile false, disa prej të cilëve janë të regjistruar jashtë vendit.

    Sipas Kamberit, nuk ka presion për punën e Komisionit dhe ka komunikim dhe bashkëpunim normal me homologun e tij në Bullgari, që me siguri do të zyrtarizohet vitin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark