×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bulliqi merr një vendim që ekziston si udhëzim që nga 2018-a, ndalon telefonat nëpër shkollat e Podujevës

    Insajderi
    24 January 2024 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka prezantuar si vendim të ri Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që ekziston që nga dhjetori i 2018-ës, për ndalimin e përdorimit të telefonave nëpër institucionet shkollore.

    Bulliqi këtë vendim e ka prezantuar në ‘Facebook’-un e tij, duke thënë se do të hyjë në fuqi që nga një shkurti.

    “Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

    “Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”.

    Udhëzimi Administrativ për ndalimin e telefonave celularë në institucionet arsimore parauniversitare ekziston që nga dhjetori i 2018-ës.

    Vendimi i Bulliqit vjen pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva, nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

    Gazeta Insajderi ka provuar ta kontaktojë për ta pyetur se çka po synon të arrijë Bulliqi me këtë vendim, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark