×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Bulliqi për arrestimin e tre llapjanëve në Merdar: Dyshojmë se po hakmerren për situatën në veri

    Insajderi
    14 June 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është deklaruar për arrestimin e tre qytetarëve nga Podujeva në Merdar. Sipas tij, është përcaktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

    Bulliqi tha se motivet e arrestimeve mund të ndërlidhen me hakmarrjen për situatën në veri të vendit.

    “Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, ka thënë ai në ‘Facebook’.

    “Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e tre bashkëqytetarëve tanë është e papranueshme dhe kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre”, vijon ai.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar vëllain e njërit nga të arrestuarve, Labinot Maliqi i cili ka treguar arsyen e ndalimit.

    Maliqi tha se dy familjarët e tij janë arrestuar “veç pse janë shqiptar”. Kështu sipas tij i janë arsyetuar policia serbe për të cilët ai pretendon se janë BIA.

    “Dje janë nisur me shku ne Gjermani. Kur kanë arrit në kufi në Merdare janë arrestuar nga BIA serbe. Sipas informative që mi dhanë personat që I kanë arrestuar pasi që unë i veta pse po i arrestoni me than që vetëm pse jeni shqiptar. Bashke me vëllaun ka qenë edhe dhëndri i cili është arrestuar edhe ai”, deklaroi ai.

    “Deri mbrëmë kam qenë në stacionin policorë të Kurshumlisë, mbrëmë i kanë çu në burg të Prokuplesë, në paraburgim 48 orë” tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark