×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bulliqi premton ndihmë për dëmet e shkaktuara

    Insajderi
    21 January 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga vërshimet e ditëve të fundit në Komunën e Podujevës, dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive dhe infrastrukturë rrugore.

    Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se sot ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në Komunën e Podujevës.

    “Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjëve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj”.

    “Ne kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara. Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale, si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark