×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Bulliqi: Situata e shkaktuar pas reshjeve të shiut është përkeqësuar në Podujevë

    Insajderi
    16 June 2023 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Podujevës të enjten në orët e vona ka bërë të ditur se situata në këtë komunë është përkeqësuar orëve të fundit pas reshjeve të pandërprera.

    Bulliqi në një postim në Facebook shkruan se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e situatës.

    “Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut.

    Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate.

    Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet, ne do të qëndrojmë pranë juve në çdo situatë!”, shkruan Bulliqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark