Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi, ka vazhduar ta acarojë përmes prekjeve fizike Lelën.
Burimi një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe më herët ndaj Lelës, duke e prekur në qafë. Kjo e fundit u detyrua të largohej.
Edhe në mëngjes, sot Burimi ka prekur këmbët e Lelës.
Ajo iu është përgjigjur me një ton të ashpër, duke thënë ta lë atë të qetë.
Burimi ka thënë se këtë po e bën për lojë.
Pjesë nga biseda:
Lejla: Mos më prek, edhe po ta thom me të mirë se je tu më qit jashtë kontrollit.
Burimi: Kjo është loja.
Lejla: Lem të qetë, kaq di me të thanë.
Burimi: Kjo është loja, se ata janë qetësu tash unë e kam radhën. /Insajderi.org/