×
  • Lajme
  • Lajme

    “Burra, gabuat me Donika Gërvallën”

    Insajderi
    21 May 2016 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka cilësuar si të gabuar sjelljen ndaj Donika Gërvallës e cila u ndalua të hyjë në një mbledhje të kësaj partie duke u tërhequr zvarrë nga sigurimi që qëndronte në hyrje të sallës ku mbahej takimi.

    “Burra, gabuat me Donika Gërvallën,” ka qenë reagimi i deputetit Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

    LDK kishte thirru një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të enjten, në të cilën Gërvalla nuk u lejua të hynte.

    Kjo është hera e dytë që asaj i ndalohet hyrja në mbledhjet e kësaj partie, e cila pretendon se ajo më nuk është kryetare e degës së LDK-së në Gjermani.

    Sjelljen ndaj saj e ka dënuar edhe deputetja tjetër e LDK-së, Vjosa Osmani./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark