×
Show

Burri i blenë gruas dhuratë “vendtakimin e parë”

Insajderi
17 September 2016 - 08:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 82­ vjeçar ka paguar 12 mijë funte për dhuratën që i bëri bashkëshortes së tij. Dhurata romantike e këtij burri për dashurinë e jetës ishte autobusi dy-katësh, ku ata u takuan për herë të parë.

The route one bus

Sipas BBC, ish-­piloti Ken Morgan u njoh me gruan e tij Shirley, e cila punonte konduktore në një autobus të rrugës Gloucester dhe Cardiff në vitin 1956.

Tani, Morgan, e bleu automjetin në një muze autobusësh, ku mbahej si koleksion.

The route one bus

82­vjeçari është shprehur se “autobusi i çonte pas në kohë, në ditët kur u takuan për herë të parë”. Morgan, në atë kohë 22 vjeç, e takoi bashkëshorten e tij, 18 vjeç në udhëtimin 97 kilometër me autobus, përpara se ta ftonte atë në takim.

The coupe have helped to restore the bus

Ai la forcat ajrore për t’u stërvitur si shofer autobusi dhe për të punuar pranë saj. “Të punoja në një autobus me Shirley­n ishin momentet më të bukura të jetës sime. Kaluam kohë të bukura atëherë”, tregon ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark