×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri e rrah gruan e bënë për spital, në shtëpi i gjendet një sasi e konsiderueshme armatimi

    Insajderi
    25 May 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është arrestuar nga polica nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë dhe tre karikatorë me 14 fishekë.

    Ai është dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

    “Prishtinë 24.05.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark