×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në ‘Range Rover’- letra që la për gruan e tij

    Insajderi
    26 May 2024 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij. Ai u gjet në brendësi të një makine “Range Rover”, e cila ishte parkuar pranë një kazerme të braktisur në Palermo të Italisë.

    Angelo Onorato, me profesion arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, ishte një nga afaristët më të njohur në zonë.

    Biznesmeni është gjetur me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort, i cili e ka mbytur dhe këmisha me njolla gjaku.

    Alarmi është dhënë pasditen e djeshme rreth orës 15:00 nga bashkëshortja e tij e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me anë të GPS.

    Mediat italiane raportojnë se janë ngritur dy pista hetimi; ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes.

    Por, ky mister pritet të përcaktohet pasi kryerjes së autopisë. Avokati i sipërmarrësit ka dorëzuar në polici një letër, në të cilën 55-vjeçari kishte lënë disa kohë më parë.

    “Angelo më tha: Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime”, raportojnë mediat fqinje.

    Bashkëshortja e tij i ka treguar policisë se kohët e fundit ndihej krejtësisht i dëshpëruar. Ndërkohë një mik në dëshminë e tij ka deklaruar se sipërmarrësi kishte shumë borxhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark