×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri i Presidentes pretendon se BE’ja sonte do të vendos sanksione kundër Vuçiqit

    Insajderi
    06 October 2022 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burri i Presidentes Osmani, Prindon Sadriu pretendon se BE- ja sonte do të vendos sanksione kundër Vuçiqit.

    Përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Facebook, Sadriu shkroi se BE sonte pritet të vendos pakon e 8-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë edhe sanksione ndaj regjimit të Vuçiqit, duke potencuar se këto sanksione do të jenë të parat për rajonin e Serbisë që nga koha e Millosheviqit.

    BE sot pritet te vendose pakon e 8-të të sanksioneve kundër Rusisë të cilat përfshijnë edhe sanksione ndaj regjimit të Vuçiqit, të parat sanksione për rajonin e Serbisë që nga koha e Millosheviqit” – shkroi ai.

    Ky postim i Sadriut vjen pas shkuarjes së Presidentes në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian.

    Ndryshe, sonte kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark