×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burri me dy djemtë rrah gruan në Rahovec, shkak xhelozia

    Insajderi
    13 August 2023 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

    Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku kryefamiljari bashkë me dy djemtë e tij dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

    Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e saj.

    52-vjeçarja ka dëshmuar para Policisë se vazhdimisht ka dhunë psikike e fizike prej burrit dhe dy fëmijëve të saj, dhe krejt kjo ndodh për motive xhelozie.

    Duke u ndjerë e pasigurt për të qëndruar në shtëpi, viktima ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.

    Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa dy djemtë janë liruar dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark