×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Burri në Drenas rrah gruan me tëhollues, ajo e lajmëron në polici

    Insajderi
    14 September 2023 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme. Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.

    Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në Drenas, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se 35-vjeçarja ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen, duke thënë e gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal.

    I dyshuari më pas kishte eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur atë me tëhollues që përdoret për përgatitjen e ushqimit në kuzhinë. Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark