×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Burri rreh gruan sepse ishte shëndoshur

    Insajderi
    11 February 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Volo të Greqisë, ku burri ka rrahur gruan pse kishte vënë peshë.

    Sipas mediave greke pas debatit të fortë mes 40-vjeçarit dhe basgkëshortes së tij 39-vjeçarem ngjarja ka kaluar në dhunë fizike.

    39-vjeçarja ka njoftuar Policinë dhe është ankuar se bashkëshorti e ka ofenduar në mënyrë vulgare për peshën e saj, e ka quajtur “të padobishme” dhe e ka rrahur rëndë. Ajo ka thyer televizorin me nerva dhe më pas autori e ka shtyrë duke e bërë atë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë. Por, para se ajo të ngrihej, ai i kapi kokën dhe e përplasi vazhdimisht në dysheme!

    40-vjeçari u arrestua dhe të enjten u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Kundërvajtjeve Treanëtare Autoforo të Volos, ku mohoi akuzat duke pretenduar se ishte një sherr i thjeshtë. Bashkëshortja e tij u shpreh se dëshiron që çështja të zgjidhet jashtë gjykatës, selia sugjeroi zgjidhjen e ndërmjetësimit gjyqësor. Kështu, seanca u shty për të enjten e ardhshme, ndërsa 40-vjeçari u la i lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark