×
  • Showbiz
  • Show

    Burri u vetëflijua mbi varrin e gruas në Ballsh, mesazhi prekës i Arjolës

    Insajderi
    18 September 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje, Petrit Jaupaj, mësuesi 63-vjecar nga Ballshi vrau veten pranë varrit të gruas së tij, pasi nuk mund të përballonte mungesën e saj.

    Para më shumë se një viti, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Nga dhimbja e boshllëku që la në zemrën e tij, Jaupaj, mësues i biokimisë në gjendje të rëndë emocionale, i dha fund jetës me fotoksinë pranë varrit të saj.

    Ngjarja tronditi gjithë opinionin publik dhe jo vetëm. Për të kanë reaguar edhe personazhe publik. Aktorja Arjola Demiri, në një postim në InstaStory e saj shkruan se ky lajm e ka trishtuar por i ka dhënë edhe një mesazh të vyer.

    “Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar Arjola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark