Insajderi
Biznes

Bursat evropiane bien ndjeshëm, pavarësisht heqjes së kufizimeve

Insajderi
14 May 2020 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Indeksi i Parisit, CAC 40, humbi me 2,85%, ndërsa Frankfurti ra me 2,56%, Londra me 1,51%, Madridi me 1,94% dhe Milano me 2,14%.

Presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell paralajmëroi se dëmi i pandemisë në ekonominë e parë botërore mund të jetë i qëndrueshëm, gjë që justifikon, sipas tij, plane të kushtueshme të ndihmës emergjente, por thelbësore për të shmangur një recesion të thellë.

Sipas, Daniel Larrouturou, analist i Dôm Finance, bursat u ndikuan shumë nga fakti që rimëkëmbja e ekonomisë është shumë më e ngadaltë nga sa pritej, si në Europë, ashtu edhe në SHBA, ndërkohë që i tremben edhe një vale të dytë të mundshme të epidemisë./ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark