×
  • Lajme
  • Lajme

    Bushati: Clinton erdhi si njeri i lobuar në Shqipëri, u financua nga Soros për të sulmuar Albin Kurtin

    Insajderi
    03 July 2023 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti i afërt me qëndrimet e kryeministrit Kurti, Andi Bushati, deklaroi sot se vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

    Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste Albin Kurtin.

    “Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati në “Euronews Albania”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark