×
Show

Butiqet në Amerikë bojkotojnë linjën e rrobave të Ivanka Trump

Insajderi
13 February 2017 - 17:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania e shitjeve me pakicë të rrobave Burlington Coat Factory  nuk shet më produkte të Ivanka Trump, raporton Businessinsider.

Që nga e premtja e kaluar, kompania nuk vë më në shitje rrobat dhe aksesorët e Ivanka Trump në ueb faqen e tyre. Ky ndryshim vjen në të njëjtën kohë me lajmet që edhe disa dyqane tjera si, Neiman Marcus, Nordstrom, dhe Gilt, kanë larguar linjën e vajzës së parë të Amerikës.

Burlington ka pasur 13 lloje rrobash dhe aksesorë nga linja e Trump sipas Shanon Coulter, stratege e markave e cila filloi lëvizjen bojkotuese GrabYourWallet kundër Trump.

Trump kishte reaguar në Twitter duke e quajtur veprimin e Nordstrom, tjetër dyqan bojkotues, si jo të drejtë. Ndërsa këtë veprim avokati i etikës i ish presidentit Bush e cilësoi si jo etik.

Përkundër gjithë kësaj Rosemary Young, drejtoreshë e marketingut e Ivanka Trump-it, tha se fuqinë e një linje nuk e tregon profiti që grumbullon por integriteti që ajo mbanë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark